Tri ditë pas protestës, në selinë e Partisë Demokratike i ka nisur puna për pastrimin e dëmeve të shkaktuara.
Tashmë dyert në seli nuk janë më të mbyllura siç u mbajtën ditë përpara protestës, ndërkohë që zonjat e pastrimit kanë nisur nga puna.
Kujtojmë se dyer, dritare e karrige u dëmtuan gjatë protestës së 8 janarit, të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Pas protestës, Policia ka shoqëruar e arrestuar dhjetëra persona si dhe janë proceduar penalisht, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e deputeti Flamur Noka.