Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata cakton masën e sigurisë për 4 personat e arrestuar për listën e pagave


Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurimit për 4 personat e arrestuar për daljen e të dhënave të pagave për 630 mijë qytetarë.

Gjykata la me arrest shtëpie, Endri Ikonomin, Andi Agarajn dhe Klodian Sotën, ndërsa për shtetasen Eni Qirjako caktoi masën “detyrim paraqitje”.

Eni Qirjako dhe Andi Agaraj janë punonjësit e AKSHI-it, ndërsa Klodian Sota dhe Endri Ikonomi janë dy punonjës të kompanive private që i kanë blerë të dhënat e shqiptarëve nga dy specialistët e IT-së tek Tatimet, që ishin të emëruar edhe pranë AKSH-it.