Vendosni fjalën kyçe....

Grupimi për Kombinatin: Me laps dhe letër, çfarë përfiton Rama dhe Veliaj nga shembja e pallatit tonë (TABELA)


Ndërtesa e tyre u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe u cilësua e pabanueshme nga Bashkia e Tiranës, por banorët e pallatit 146 në Kombinat e kundërshtojnë shembjen dhe kanë marrë të drejtë të paktën në shkallën e parë në Gjykatën Administrative.

Grupimi për Kombinatin, i përbërë nga banorët e kësaj zone të prekur nga procesi i rindërtimit, tregojnë përmes një shkrimi dhe një tabele të thjeshtë dhe çfarë fsheh shembja e pallateve në kryeqytet që në të vërtetë nuk janë për t’u prishur. Dhe shembull është marrë pikërisht Pallati 146.

Janë katër pika kryesore që tregojnë të dhënat që dalin nga Pallati 146: E para, rrëmbimi i truallit në zemër të Kombinatit; e dyta që kostoja e shpërnguljes është më e ulët nga kostoja e rindërtimit të pallateve në të njëjtin vend; e treta vjedhjen e apartamentit dhe pronës që iu bëhet banorëve të Kombinatit dhe e fundit, që ndryshe nga sa pretendon kryeministri Edi Rama, për banorët nuk ka asnjë përfitim nga shpërngulja në lagjet e reja.

Në total, pallati 146 ka 37 Pronarë, 27 prej të ciëve janë pronarë apartamentesh dhe 10 të tjerët pronarë ambieentesh biznesi. Nëse Pallati do rindërtohej në vend, do strehoheshin 100 e banorëve.

Mirëpo nga shpërngulja e banorëve diku tjetër do përfitojnë vetëm 38% të tyre, kjo sepse nga ndërtimet e reja nuk përfitojnë ata që kanë pronë të dytë, e gjithashtu as për bizneset që shemben nuk ka detyrim për akomodimin e tyre në Pallatet e Reja.

Sipas llogaritjeve të Grupimit për Kombinatin, pronarët e pallatit 146 kanë në pronësi afërsisht 2500 m2, por atyre nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, iu ofrohen afërsisht vetëm 950-1000 metra2.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2021, pas padisë së banorëve të pallatit 146, Gjykata Administrative e Shkalles së Parë Tiranë vendosi shfuqizimin e vendimit nr. 107, datë 28.09.2020 të Këshillit Bashkiak “Për prishjen e detyruar të pallatit të tyre” si dhe shfuqizimin e vendimit të Institutit të Ndërtimit.

NJOFTIMI I PLOTË

RINDËRTIMI: ÇFARË FSHEH PRISHJA E PALLATEVE QË NUK JANË PËR TU PRISHUR?

Për përgjigjen përdoren disa të dhëna dhe shifra nga Pallati 146. Që NUK ishte dëmtuar aq sa të prishej. Por që Rama-Veliaj donin ta shëmbnin me justifikimin se gjoja e E PRISHI TËRMETI. Çfarë do thuhet këtu vlen edhe për të gjithë Pallatet e tjera që NUK janë për tu prishur por që Rama-Veliaj duan ti rrafshojnë.

1-Së Pari, FSHEH RRËMBIMIN E TRUALLIT NË ZËMËR TË KOMBINATIT. Kjo është gjëja e parë që është thënë. Dhe që kuptohet kollaj nga njerzit. Sepse Rama-Veliaj ua kanë thënë: do shpërnguleni tek Kombi-Arti i famshëm në llucrat e TEC-it.

2-Së Dyti, Fsheh KOSTO E SHPËRNGULJES është MË E ULËT nga KOSTO E RINDËRTIMIT TË PALLATEVE NË TË NJËJTIN VËND. Shifrat e Pallatit 146 këtë thonë. Ju, pastaj, vrisni mëndjen se sa të vërteta mund të jenë këto shifra edhe për pallatet e tjera!

Pallati 146, në Total, ka 37 Pronarë – 27 Pronarë Apartamentesh + 10 Pronarë Ambjentesh Biznesi!

Rindërtimi i Pallatit 146 në të njëjtin vënd, do ti kushtonte Ramës strehimin PO TË 37 PRONARËVE. Ose 100% të tyre!!!

Shpërngulja e banorëve të Pallatit 146 tek TEC-Poligoni do ti kushtonte Ramës strehimin e VETËM 14 FAMILJEVE që janë Pronarë Apartamentesh. Ose vetëm 38% të tyre!!!! Pse kështu?

  • Sepse Rama ka thënë se nga ndërtimet e reja NUK PËRFITOJNË ata që kanë pronë të dytë. Në Pallatin 146, të paktën 8 Pronare Apartamentesh, ose (30%) e Familjeve të këtij Pallati, kanë pronë të dytë!!!!
  • Sepse Rama i konsideron EMIGRANTËT që jetojnë dhe punojnë në botë si njerëz me shtëpi të dytë. Pra, nuk ka ndërmënd tu japë apartament të ri sepse shumë prej tyre edhe nuk kanë aplikuar për përfitim apartamenti nga rindërtimi. Në pallatin 146, të paktën 5 pronarë apartamentesh, ose 18% e familjeve të këtij pallati, janë në Emigracion.
  • Sepse Rama ka thënë se për BIZNESET që ju shëmbet pallati prej tërmetit, NUK KA DETYRIM për akomodimin e tyre në Pallatet e Reja – rasti i Lulzim Vladit, që i kërkoi Gjykatës që Rama-Veliaj të përfshinin në Pallatet e reja edhe ambjetet e bizneseve. Në Pallatijn 146, Rama heq qafe nga akomodimi 10 ambjente biznesesh që zënë 550 metra katrorë!!!

Pra, besoj se tani, dini ti jepni vetë përgjigje pyetjes: Nëse ti si Qeveri, akomodon jo 100% por vetëm 38% të pronarëve të një pallati, kjo Kosto është më e Ulët apo më e Lartë se po tua ndërtosh pallatin baanorëve në të njëjtin vend?

3-Së Treti, FSHEH VJEDHJEN E APARTAMENTIT DHE PRONËS QË RAMA-VELIAJ JU BËN KOMBINATASVE. Shifrat e Pallatit 146, flasin vetë. Ajo që këto shifra thonë, ndodh jo vetëm për banorët e pallatit 146, por edhe për banorët e të gjithë pallateve të tjerë që nuk janë për tu shëmbur por plani Rama-Veliaj do që ti rrafshojë:

Pallati 146, në total ka 37 Pronarë, që kanë në pronësi afërsisht 2500 m2:

  • 10 Pronarë Biznesesh. Sipërfaqja e pronës Individuale varion, por Sipërfaqja Totale e Pronës së Bizneseve është 550 metra2
  • 14 Pronarë Apartamentesh me 63 metra2, të cilat në total bëjnë 882 metra2
  • 13 Pronarë Apartamentesh me 89 metra2, të cilat në total bëjnë 1157 metra2

Nga Shpërngulja e Banorëve tek Pallatet TEC-Poligon, Sipërfaqja që Rama-Veliaj iu ofrojnë Pronarëve të Pallatit 146 është afërsisht vetëm 950-1000 metra2:

  • 8 Pronarë Apartamentesh marrin apartamente 70-80 metra2, ose në total 560-640 metra2
  • 5 Pronarë Apartamentesh marrin apartamente 60 metra2, ose 300 metra2
  • 1 pronar Apartamentesh merr apartament 90 metra2.

Pra, Rama-Veliaj, me shpërnguljen e Pronarëve të Pallatit 146 tek TEC-Poligoni në vënd të akomodojnë pronarët dhe 2500 metra2 pronë të tyre, akomodojnë vetëm 1000 metra2. Pra, akomodimi që Rama-Veliaj ofrojnë NUK është as sa GJYSMA e PRONËS që PRONARËT e Pallatit 146 KANË me pallatin në këmbë, TË PAPRISHUR!!! Tani ju lexues, bashkë me Albën me intelekt më të lartë se ne të GMK, gjykoni vetë nëse kjo quhet apo jo vjedhje:

  • a nuk quhet vjedhje kur ti rrëmben 2500 metra2 dhe thua do ju jap vetëm 1000 metra2? Nëse kjo nuk quhet vjedhje, çfarë quhet??????
  • a nuk quhet vjedhje nëse ti i merr një pronë tjetrit që kushton më shumë, dhe e degdis në një pronë që kushton më pak? Nëse kjo nuk quhet vjedhje, çfarë quhet????
  • a nuk quhet vjedhje nëse ti i merr tjetrit apartamentin 89 metra2 dhe i thua do të të jap 60 metra2 sepse kështu thotë vendimi që kam nxjerrë? Nëse kjo nuk quhet vjedhje, atëhere çfarë quhet?
  • a nuk quhet vjedhje nëse ti i merr pronën tjetrit dhe i thua nuk do të të jap azgje sepse ke pronë të dytë? Nëse kjo nuk quhet vjedhje, çfarë quhet atëhere?
  • a nuk quhet vjedhje nëse ti i merr pronën dyqanxhiut që i bie bretku nga mëngjezi në darkë dhe i thua nuk të jap azgjë, sepse ta prishi tërmeti? Nëse kjo nuk quhet vjedhje, çfarë quhet atëhere?????
  • a nuk quhet vjedhje nëse ti merr vendim të prishësh një pallat që NUK është për tu prishur, por ti i bën të gjitha letrat me Papën, Institutin e Ndërtimit, Këshillin Bashkiak që ai të prishet? Nëse kjo nuk quhet vjedhje, çfarë quhet??????
  • a nuk quhet vjedhje që ti, kërkon të prishësh një tufë pallatesh mu në zëmër të Kombinatit, që NUK janë për tu prishur, pavarësisht se nuk iu thua banorëve dhe pronarëve të tyre qëllimet e tua të vërteta pas prishjes së tyre?

4-Së Katërti, FSHEH FAKTIN QË RAMA-VELIAJ NUK PO VEPROJNË PËR INTERESIN E KOMBINATASVE SEPSE NUK NXJERRIN ASNJË FITIM

Rama-Veliaj thonë se po i shërbejne interesit dhe të mirës së Kombinatasve. Interesi dhe e mira e Kombinatasve është TUA NDËRTOSH PALLATIN PËRSËRI ATY KU E KISHIN! JO TI DEGDISËSH KU TË DOJË QEJFI TY!!! Nëse Rama-Veliaj quajnë të mirë dhe në interes të Kombinatasve shpërnguljen e tyre, pyetja që lind është kjo: Përse ata NUK e quajnë të mirë dhe në interes të Kombinatasve rindërtimin e Pallateve në të Njëjtin vend??? Përse ata NUK duan ti rindërtojnë ato në të njëjtin vend? Përgjigja është e thjeshtë: Sepse ata NUK NXJERRIN ASNJE FITIM!!!

  • Çfarë fitimi do ketë Rama-Veliaj nëse rindërtojnë një pallat me 27 familje dhe 10 biznese? Asnjë! Sepse po rindërtuan përsëri pallatin në të njëjtin vend, nuk kanë mundësi të skualifikojnë asnjë; rindërtimi në të njëtin vend do të thotë që të gjithë pronarët e pallatit të përfitojnë të gjithë nga rindërtimi i pallatit dhe po të njëjtën sipërfaqe që kanë patur.
  • Çfarë fitimi do arrijnë Rama-Veliaj për klientët e tyre në ndërtim nëse nuk i shpërngulin dhe marrin truallin Kombinatasve? Asnjë!!! Nëse kombinatasit e pallateve të tërmetit, nuk heqin dorë nga trualli, apo këmbëngulin që pallatet e rrafshuara të rindërtohen në të njëjtin vend, çmbetet për ndërtuesit që Rama-Veliaj duan tju ofrojnë zemrën e Kombinatit? Ku do bëjnë ata fitimin e tyre? A nuk do të ishte për ta një kosto shumë e lartë çdo ndërtim që do tju duhej të akomodonin edhe banorët e pallateve?
  • Cili do të ishte interesi i Rama-Veliaj të harxhonin para nga buxheti, taksapaguesit shqiptarë për të rindërtuar pallatin tënd dhe timin në të njëjtin vend? Asnjë!!! Rama-Veliaj kanë interes jo kur përdorin para nga buxheti, por para nga Evropa apo donatorë të ndryshëm!! Sepse për ta, dritaret e fitimit qëndrojnë pikërisht në shumat dhe përdorimin e fondeve të dhëna për tërmetin, jo në paratë e buxhetit, sepse këto të fundit ju nevojiten ti çojnë për PPP, inceneratorët, apo gjithë iniciativat rilindase të klientëve të tyre!

Pallati 146 është vetëm një pallat. Plani fillestar listonte rreth 30 pallate për tu shembur. Pavarësisht nëse ishin apo jo aq të dëmtuar sa për të justifikuar rrafshimin e tyre. Kështuqë kur llogarisni sa pallate janë ende në shënjestër, pyetja e parë që vrisni mëndjen ti jepni përgjigje është: Çfarë fshihet prapa prishjes? Pse duan ta prishin pallatin tim edhe pse nuk është për tu prishur.