Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Cërujë në Mat ditën e sotme.
Makina ka përfunduar në greminë dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.
“Me datë 10.01.2022, në fshatin Shkallë, Cërujë, Mat, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin duke rënë disa metra poshtë rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”-njofton policia.