Vendosni fjalën kyçe....

Ministri britanik ngec në ashensorin e BBC-së, vonohet për intervistë


Ministri britanik Michael Gove ka humbur një intervistë në BBC pasi ka ngecur në një ashensor në selinë qendrore të korporatës mediatike në Londër.

Siç raporton BBC, të hënën në mëngjes, Gove e gjeti veten të bllokuar në një ashensor për rreth 30 minuta teksa po përpiqej të shkonte në një intervistë.

Një producent i BBC-së postoi një imazh të Gove të ngecur në ashensorin transparent. Prezantuesi Nick Robinson gjatë transmetimit tha se ministri kishte ngecur për disa kohë dhe më pas shtoi se fillimisht ai kishte ofruar të kryente intervistën me telefon nga brenda ashensorit.

Megjithatë Goce ia doli ta kryente intervistën nga studioja.

“Do të doja të thoja që kjo është një shaka, nuk është shaka dhe nuk është shumë qesharake për zotin Gove dhe burrin e sigurisë.”- shtoi Robinson.

Gove përfundimisht u shfaq rreth 15 minuta me vonesë dhe bëri shaka se ky incident mund të prodhojë skeçe humoristike nga aktorët.