Të paktën 19 persona, nëntë prej të cilëve janë fëmijë, kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu një bllok apartamentesh në Nju Jork.
32 persona të tjerë u dërguan në spital, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike, sipas kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams.
Komisioneri i departamentit të zjarrfikëses Daniel Nigro tha se ata kishin gjetur viktima në çdo kat të bllokut 19-katësh të apartamenteve.
Ai tha për “NBC News” se numri i të vdekurve ishte më i keqi i parë në Nju Jork për 30 vjet.
Rreth 200 zjarrfikës u dërguan për të shuar zjarrin, i cili zyrtarët besojnë se u ndez nga një ngrohës elektrik që nuk funksiononte.
Komisioneri Nigro tha se kishte dy kate në flakë, por tymi ishte përhapur kudo.
George King, i cili jeton aty pranë, i tha agjencisë së lajmeve AFP se njerëzit po kërkonin ndihmë nga dritaret ndërsa flakët pushtuan godinën.
“Pashë tymin, shumë njerëz ishin në panik.”- tha ai, citon BBC. King shtoi: “Ju mund të shihnit se askush nuk donte të hidhej nga ndërtesa.”
Gjithsej 63 persona pësuan lëndime nga ky incident, 32 prej të cilëve janë dërguar në spital. Trembëdhjetë janë në gjendje kritike.
“Ndikimi i këtij zjarri do të sjellë një nivel dhimbjeje dhe dëshpërimi në qytetin tonë.”- u tha kryebshkiaku Adams gazetarëve.