Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit IKMT ka shembur këtë të hënë me shpërthim të kontrolluar një pallat tjetër në qytetin e Durrësit.
Pallari ishte i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në lagjen nr 18 të Durrësit.
Sipas “Report TV”, për prishjen e objektit 8-katësh u përdorën 20 kilogramë lëndë eksplozive si dhe 5500 fitil detonator.
Ndërkohë banorët e zonës thonë se shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar edhe dëme te bizneset pranë. Nga forca e shpërthimit janë thyer xhamat e dy dyqaneve përballë pallatit.
Po ashtu thuhet se janë dëmtuar edhe 8 apartamente të pallatit që ndodhet në një distancë prej 7 metrash nga ndërtesa që u shemb.
“Shtëpia e Gëzim Karebit, shih murin ndarës, dritarja që ka ikur komplet në tokë, kërkojmë të vlerësohet dëmi. Ky është pallat që është vlerësuar pa dëme nga tërmeti, nga goditja e eksplozivit ka bërë goxha dëm.”- tha banori për Report Tv.