Vendosni fjalën kyçe....

Valdete Hoxha zgjidhet zv.kryetare e Gjykatës së Apelit në Tiranë


Gjyqtarja Valdete Hoxha zgjidhet zëvendëskryetarja e re e Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Vendimi është marrë pak më herët në mbledhjen e zhvilluar në mesditë ku u votua në mënyrë unanime për zgjedhjen e Hoxhës.

“Sot, më datë 10.01.2022 ora 12:00, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u mbajt Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Zëvëndëskryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë. E pranishme në këtë mbledhje, ishte dhe Kryetaria e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami.

Në përfundim të votimit, në mënyrë unanime zgjidhet Zv/Kryetare e Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjyqtare znj. Valdete Hoxha, me mandat tre vjeçar.”- thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kujtojmë se Hoxha e kaloi pa probleme procesin e Vettingut të cilit iu nënshtrua në vitin 2020.