Vendosni fjalën kyçe....

Zemmour zotohet të mbrojë krishterimin në Francë: Po çrrënjosin traditat


Kandidati presidencial i ekstremit të djathtë francez Eric Zemmour është zotuar se do të “mbrojë” një statujë të Saint Michel në Francën perëndimore pasi një gjykatë urdhëroi heqjen e saj nga një shesh publik.

Nuk është një statujë e parëndësishme, nuk është një statujë bazë, është simboli i traditave tona, i rrënjëve mijëravjeçare të krishtera në këtë rajon dhe në të gjithë Francën. Ne duhet të mbrojmë traditat tona, historinë dhe rrënjët tona, dhe gjithçka që na bën francezë sot. Ligji i 1905 (për ndarjen e kishës nga shteti) është ndarja e kishave nga shteti, nuk është çrrënjosje e krishterimit dhe traditave të krishtera. Francën e ka bërë krishterimi, ju pëlqen apo nuk ju pëlqen këtyre laikëve dhe gjykatësve”. – tha Zemmour.

Pas spekulimeve disa javore, Zemmour e shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, në të cilat sfidon jo vetëm Emmanuel Macron, por edhe një figurë të rëndësishme të ekstremit të djathtë si Marine e Pen për udhëheqjen e vendit. Ai shprehet kundër elitave politike dhe medias, e ka fituar mjaft popullaritet, duke u kthyer në një shqetësim për Macron.