Take-Two Interactive, pronari i Rockstar Games dhe 2K, ka hyrë në një marrëveshje për të blerë zhvilluesin e lojërave celulare Zynga në atë që do të ishte blerja më e vlerësuar e kompanisë së lojrave të të gjitha kohërave, me mbi 12 miliardë dollarë.
Dy kompanitë amerikane njoftuan marrëveshjen në një njoftim të fundit për shtyp, duke thënë se blerja do të bëhej në një transaksion me para në dorë dhe aksione, me vlerën e Zynga në rreth 12.7 miliardë dollarë.
Kjo eklipson marrëveshjen e Microsoft me Bethesda Studios vitin e kaluar, e cila u finalizua në 7.5 miliardë dollarë. Take-Two dhe Zynga shprehën të dy entuziazmin e tyre për bashkimin dhe për perspektivën për t’u bërë një nga zhvilluesit kryesorë në tregun gjithnjë në rritje të lojërave celulare.
“Ne jemi të emocionuar të njoftojmë transaksionin tonë transformues me Zynga, i cili diversifikon ndjeshëm biznesin tonë dhe vendos pozicionin tonë udhëheqës në lojrat celulare, segmenti me rritje më të shpejtë të industrisë së argëtimit interaktiv.” – tha Strauss Zelnick, kryetar dhe CEO i Take-Two.
Bashkimi do të forconte ndjeshëm pozicionin e Take-Two në industrinë e lojërave, pasi kompania tashmë zotëron ekskluzivitete të tilla gjigante si Grand Theft Auto, Civilization, Red Dead Redemption, Borderlands dhe NBA 2K.
Tani, me shtimin e portofolit të gjerë të lojërave të suksesshme celulare të Zynga, i cili përfshin lojëra si Farmville, Zynga Poker, Words with Friends dhe Harry Potter: Puzzles and Spells, mund të shtyjë të dy kompanitë të dominojnë tregun e lojërave celulare.