Nga Telnis Skuqi
U pataks miku im norvegjez, ku i tregova se në Shqipëri, dy ditë më parë, u përdorët fikësat e zjarrit për të shuar një protestë.
“Sa të vdekur ka?” – më pyeti pa menduar dy herë, Martin Jægersborg, punonjës prej 35 vitesh në shërbimin publik të luftës kundër zjarrit (zjarrfikës) në Komunën Fagernes, rreth 200 larg Oslo (Norvegji).
Ngela pa fjalë. Më çuditi serioziteti i tij, sepse për të më pak e rrezikshme është gazi lotsjellës, se sa fikësja e zjarrit.
“Fikësja e zjarrit është shpikur vetëm më zjarrin, jo për të shuar protestat.” – më tha ai i habitur.
“Është si të hedhësh acid në fytyrë, sepse fikësja e zjarrit përmban lëndë kimike CO2 (dioksid karbon), që nëse gazi shkon direkt në fytyrë brenda disa sekondash truri ngrinë.” – tha Jægersborg.
Sipas tij, kushdo person që përdor këtë aparat duhet të dijë se fikësja është gjithmonë nën presion, sepse CO2 (dioksit karboni) është një gaz pa ngjyrë, toksik, dhe më i rëndë se ajri.
“Jo çdo kush mund ta përdorë këtë aparat, sepse duhet fuqi (jo forcë) dhe distancë.” – më sqaroi Jægersborg, dhe sakaq shtoi: “Fikësja ndalohet kategorisht të përdoret në dhoma të vogla pa ajrosje, si dhe t’ju drejtohen njerëzve, sepse ku pajisja përdoret gazi CO2 mban një temperaturë minus 80 gradë dhe shkakton ngrirje e menjëhershme nga kontakti i drejtpërdrejtë.”
Më tej, miku im Jægersborg, tregon se shërbimi zjarrfikës në Norvegji nuk i përdor kurrë këto aparate, sepse janë shumë të rrezikshme për jetën e njerëzve nëse i përdor me sasi të mëdha.
“Këto fikësa zjarrit përdoren zakonisht vetëm në kuzhinë, aty ku risku i zjarrit është shumë i madh, sepse nëse tenton të shuash vajin e djegur me ujë flakët shtohen akoma më shumë, ndërsa CO2 mundëson mbytjen e oksigjenit.” – shpjegon zjarrëfikësi.
Në fund të rrëfimit të tij, Jægersborg më saktëson se këto aparate enkas janë me masa të vogla, kjo për të mbrojtur përdoruesin.
“Një person që ndodhet përpara një fakti të tillë, sigurisht ai ose ajo do të luftojë për ta marrë në kontroll situatën dhe nga ankthi do të hidhte sa më shumë CO2, por harron që gazi e asfikson dhe i merr jetën pa e kuptuar.” – përfundon miku im.