Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se mori ryshfet, arrestohet zyrtari i një ministrie në Kosovë


Një zyrtar i një ministrie në Kosovë ka përfunduar pas hekurave, pasi akuzohet se ka marrë ryshfet nga dy biznese.

Lajmi është bërë i ditur nga policia kosovare. Mësohet se personi në fjalë, duke mos iu zbuluar identiteti, është dërguar për 48-orë në paraburgim.

Sot me datë 11.01.2022, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë”-thuhet në njoftimin e policisë.