Vendosni fjalën kyçe....

Bejko: Të pezulluarve i është dhënë një shans i dytë, Berisha të ishte larguar me kohë


Anëtari i Kryesisë në PD, Roland Bejko foli në emisionin “Frontline”, mbi përjashtimet dhe pezullimet nga PD, vendime të marra një ditë më parë.

Bejko tha se të pezulluarve u është dhënë një shans i dytë dhe përjashtimet nuk do të diskutoheshin nëse nuk do të kishte ndodhur episodi i të shtunës.

Ai theksoi se Berisha duhej të kishte ikur me kohë dhe ky vendim ishte i vonuar.

U është dhënë një shans i dytë. Diskutime ka patur plot dhe prandaj zgjati mbledhja 9 orë. Nëse nuk do të ishte bërë akti i të shtunës nuk do të ishte shtruar për diskutim dhe më pas vendim përjashtimi i tyre. Berisha ka atë pjesën e errët të tij, me protestë, dhunë. Berisha duhej të kishte ikur me kohë. Ky vendim është i vonuar. Ramë të gjithë dakord që kjo listë të ishte kështu. Do të ,mblidhet Këshilli Kombëtar që të merren edhe vendime të tjera”-deklaroi Bejko.