Vendosni fjalën kyçe....

Elvi Fundo: Inceneratorët kanë korruptuar median që të heshtnin për aferën


Drejtuesi i portalit CNA, Elvi Fundo, deklaroi në emisionin “A Show” në Syri TV se mediat më të mëdha në vend nuk flisnin për inceneratorët pasi janë paguar miliona euro.

Sipas Fundos i cili në portalin e tij ka publikuar një seri dokumentesh se si mediat kanë marrë para nga inceneratorët, veprimet janë një korruptim i medias pasi janë me vite pagesa.

Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët. Mediat më të mëdha në vend nuk flisnin, për shkak se janë paguar miliona euro në mediat kryesore. Ky është korruptim i medias. Janë me vite pagesa që janë bërë për inceneratorët. Janë paguar mediat më të mëdha në Shqipëri, por edhe media që janë më të vogla. Media ka heshtur, 2-3 media kanë folur vetëm, edhe politika ka heshtur, edhe PD zyrtarisht ka heshtur, LSI më vonë e denoncoi çështjen e korrupsionit të inceneratorëve. Nuk është puna vetëm tek inceneratorët, por edhe për çështje të tjera korruptive. Kompania Shqip ka marrë shuma të mëdha. Komoania Vox ka marrë mbi 50 mijë euro në disa kompani.

Focus Media Group ka marrë para nga kompani, edhe Top News. Edhe Albanian Post del këtu, është kompania e Baton Haxhiut, janë paguar shuma për këtë media. Edhe Karlo Bolino merr para nga kompani të inceneratorëve. Në fund është Faxnews, ka të njëjtat vlera thuajse sa News24. Këto janë vetëm një pjesë, ka edhe media të tjera, Tema, Newsbomb, Fjala, ka edhe media periferike, që janë paguar sistematikisht”, deklaroi gazetari Fundo.