Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari distancohet nga lëvizja e Berishës, si e komenton vendimin


Evi Kokalari është distancuar nga lëvizja e Berishës.

Njoftimin e ka bërë vetë ajo nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale mbrëmjen e djeshme. Në reagimin e saj Kokalari jep si arsye kryesore lënien pas dore të jetës dhe veprimtarive të saj në SHBA, ku mungon që prej shtatorit.

E ndërsa thekson se do jetë e pranishme dhe në kontakt me Komisionin e Rithemelimit të PD-së, Kokalari bën me dije se nuk do jetë më aktive siç ka qenë deri më tani.

Në statusin e shkruar prej saj në Facebook, nuk jepet ndonjë arsye specifike duke e lënë mister arsyen e distancimit të saj nga lëvizja e Berishës, pjesë aktive e së cilës ishte për disa muaj në foltoret e organizuara në gjithë vendin apo ato me shqiptarët e Amerikës.

Megjithatë më poshtë, teksa u kthen përgjigje disa komentuesve, Kokalari pohon se ‘është është trajtuar si mish për ujqërit’ por e ka duruar këtë gjë për një të mirë më të madhge.

Ndërsa diku pohon se Berisha është i vetmi që mund të shpëtojë pluralizmin, në një koment tjetër ajo lë të kuptohet se lëvizja e saj nuk ka të bëjë fare me lënien pas dore të jetës në SHBA por është një lëvizje politike e që ka një kuptim dhe njëkohësisht një goditje e rëndë për Komisionin e Rithemelimit të PD-së.

“Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri.  Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë. Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit. Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin. Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale. Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, Përzemërsisht, Evi.” – shkruan Kokalari në njoftimin e bërë në Facebook.