Vendosni fjalën kyçe....

I vaksinuar me tre doza, preket për herë të dytë nga Covid presidenti i Meksikës


Presidenti meksikan Obrador ka njoftuar se është prekur nga Covid-19 për herë të dytë në më pak se një vit dhe tani do i kryejë detyrat e tij nga karantina.

Obrador, i cili ka bërë tre doza të vaksinës kundër Covid, zbuloi rezultatin e testit të tij Covid-19 në Twitter, të hënën.

“Unë do të qëndroj në izolim dhe do e bëj punën nga karantina duke komunikuar virtualisht.” – shkroi ai, duke shtuar se Sekretari i Brendshëm i Meksikës, Lopez Hernandez, do përfaqësonte presidencën në takimet e ndryshme.

Kjo është hera e dytë që presidenti meksikan rezultoi pozitiv me koronavirus në më pak se një vit, pasi kishte rezultuar pozitiv më parë në fund të janarit 2021.

Disa politikanë të tjerë të profilit të lartë nga e gjithë bota gjithashtu kanë rezultuar pozitivë së fundmi për Covid-19 pavarësisht se kanë marrë doza përforcuese të vaksinës Covid-19 në mes të përhapjes së variantit omikron të virusit. Omicron përgjithësisht konsiderohet të jetë më pak vdekjeprurës, por shumë më i transmetueshëm se paraardhësit e tij.