Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari: S’e kam braktisur Sali Berishën, mbështetja për të e pakushtëzuar. E ardhmja do ketë surpriza plot


Pas njoftimit të djeshëm për distancimin nga përfshirja e saj në politikën në Shqipëri dhe zbehja e aktivizimit të saj lidhur me Komisionin e Rithemelimit të PD-së, Evi Kokalari, ka bërë një tjetër reagim para pak minutash.

Ajo thekson se largimi i saj nuk është braktisje e mbështetjes së saj ndaj Sali Berishës, për të cilën thotë se ka qenë e pakushtëzuar që në 19 maj dhe e tillë do mbetet.

Ajo shkruan gjithashtu se e ardhmja do ketë plot surpriza.

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas. Ajo mbështetje ka qënë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund. Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot.” – shkruan Kokalari në Facebook.