Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “A Show” në Syri TV se zhvillimet në Partinë Demokratike po reflektojnë segmente të politikës shqiptare.
Kryemadhi theksoi se duke u marrë me PD-në askush nuk po merret me korrupsionin në qeveri.
“PD pas 25 prillit më duket asgjë, iu ngul thikë pas shpine LSI-së. Ngjarjet në PD lënë shumë për të dëshiruar. Duhet të kuptojmë se ngjarjet në Partinë Demokratike reflektohen edhe në PS, edhe në LSI, kudo në segmente të politikës shqiptare.
Duke u marrë me këtë çështje, askush nuk po merret me korrupsionin në qeveri, që është galopant. Lulzim Basha ndoshta sillet kështu sepse ka siguri nga ana e qeverisë. Basha nuk përfaqëson vullnetmbajtësit dhe ndaj nuk është më politikan. Basha nuk më duket i fuqishëm, është jashtë linjës politike opozitare”, deklaroi Kryemadhi.