Vendosni fjalën kyçe....

Më 17 janar nis sesioni i ri parlamentar, një fjalim edhe nga Erdogan. Presidenti turk në Shqipëri për inaugurimin e apartamenteve në Laç


Më 17 Janar do të nisë seanca e parë për sesionin e dytë të legjislaturës së X. Seanca në Kuvendin e Shqipërisë do të nisë në orën 17:00 ku do të mbajë një fjalë përshëndetëse edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. 

Gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve u miratua programi i punës së Kuvendit për periudhën 17 janar-25 shkurt 2022, si dhe kalendarin 3 –javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 17 janar-4 shkurt 2022.

Fjala në parlament e Erdoganit të martën e 17 Janarit, përkon me kohën e vizitës që ai do të ketë në vendin tonë për inaugurimin e Rindërtimit të apartamenteve në Laç. 

Ashtu siç kishte premtuar presidenti Erdogan do të vijë për të parë nga afër frytet e ndihmës që vendi i tij ka bërë për Rindërtimin.