Kryeministri Rama ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me një kompani amerikane që do ndihmojë vendin për sa i përket sigurisë kibernetike.
Teksa përmendi daljen e listës së pagave të qytetarëve të vendit, ai tha se ardhja e kompanisë së njohur JC Jones Cybersecurity do jetë një ndihmë e madhe për vendin lidhur me projektin e qeverisë për ofrimin e të gjitha shërbimeve online.
“Na jepet mundësia të firmosim një marrëveshje që i hap rrugën një bashkëpunimi intentis për të ngritur në një nivel tjetër kapacitetet dixhitale e mbrotjen kibernetike të Shqipërisë. Jemi shumë të nderuar që këtë ta bëjmë me grupin tuaj i cili është i mirënjohur për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për rritjen e sigurisë në SHBA e vende të tjera. Kjo gjë do shtojë garancitë edhe për NATO-n. Kjo do na mundësojë një mbyllje radikale të shërbimeve në zyra që qyterarët t’i marrin të gjitha shërbimet online pa dalë nga shtëpia e pa mbajtur radhë. Para pak kohësh ne patëm, një ngjarje të rëndë, rrjedhjen e të dhënave personale që lidhen me pagat në vend. Ngjarje nga ato që kanë ndodhur në të gjitha vendet, edhe më të zhvilluara. Por ardhja juaj na jep ekspertizën e duhur dhe sigurinë për të ecur përpara.” – tha ndër të tjera Rama.