Vendosni fjalën kyçe....

Partia Demokratike: Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë tonë


Selia blu ka reaguar përmes një njoftimi pas qëndrimit të mbajtur nga presidenti i vendit Ilir Meta lidhur me protestën e 8 Janarit.

PD thotë se Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë blu.

“Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane.”- thuhet në njoftimin e PD-së.

Presidenti Meta ka deklarur mbrëmjen e kaluar se Lulzim Basha është “përgjegjës ekskluziv” për dështimet e opozitës.