Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve, diskuton zbatimin e vendimeve të Kuvendit Kombëtar


Partia Demokratike do mbledhë ditën e nesërme Kolegjin e Kryetarëve ku do diskutojë zhvillimet dhe vendimet e fundit në këtë parti.

Në mbledhje do diskutohet masat në zbatim të vendimit të Kuvendit të datës 18 dhjetor.

“Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën 8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë”-thuhet në njoftimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.