Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha përjashtohet përgjithnjë nga PD, përjashtohen edhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit


Sali Berisha është përjashtuar përgjithnjë nga Partia Demokratike.

Vendimi është marrë nga kryesia e PD-së në mbledhjen që nisi mbrëmjen e djeshme në orën 19:00 dhe përfundoi në orën 03:30 të mëngjesit.

Po kështu në mbledhje është vendosur edhe përjashtimi i shtatë anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, një pjesë e të cilëve janë deputetë të PD-së, shkruan BW.

Vendimi për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha dhe shtatë anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit vjen dy ditë pas protestës së organizuar në selinë e PD-së dhe përplasjeve të dhunshme që ndodhën aty mes mbështetësve të ish-kryeministrit që tentuan të futen brenda e personave që ndodheshin brenda selisë.

Përjashtimi i Berishës pason muaj përplasjesh mes tij e kreut të PD-së Basha, lidhur me vendimin të këtij të fundit për pezullimin e përkohëshëm të Berishës që erdhi pas shpalljes së tij non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Janë përjashtuar

Bujar Nishani

Flamur Noka

Edmond Spaho

Klevis Balliu

Keltis Kruja

Bujar Nishani

Albana Vokshi

Arben Ristani

Janë pezulluar

Agron Shehaj

Aldo Bumçi

Belind Kelliçi

Blendi Himci

Çlirim Gjata

Edit Harxhi

Edi Paloka

Eno Bozdo

Ervin Minarolli

Gent Deromemaj

Genc Pollo

Genti Strazimiri

Rigels Mucollari

Ivi Kaso

Ledina Mandia

Luan Baci

Lorenc Luka

Mimoza Hajdarmataj

Oerd Bylykbashi

Tritan Shehu