Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka publikuar një video nga protesta e 8 janarit para selisë së PD-së. \Në të duken xhamat që thyhen nga lart nga personat që ishin brenda selisë blu.
Vokshi shkruan se pamjet nxjerrin zbuluar Bashën, që po përpiqet ta fshehë atë.
“Dhuna që po mundohet të fshehë Lulzim Basha!!” – shkruan Vokshi.
Ditët e fundit pas protestës së 8 janarit, Basha, Berisha e mbështetësit e tyre kanë akuzuar njëri-tjetrin për dhunë duke publikuar disa video lidhur me deklaratat respektive.