Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka/ Gjykata e Shkodrës liron dy të dyshuarit


Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka liruar nga burgu të dyshuarin për vrasjen e së ish-deputetit Pashko Ujka, Kristjan Kelmendi dhe bashkëpunëtorin e dyshuar të tij Marjan Kola.

Gjykata e shkallës së parë ndryshoi masën e sigurisë për këta dy persona nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Sjellim ndërmend se Gjykata ka administruar një provë të re, një video ku përmes të cilës tregohet se Kelmendi dhe Kola në ditën e ngjarjes kanë qenë në Kosovë. Pas kësaj video që është marrë si provë, gjykata vendosi t’i lirojë dy të dyshuarit duke lehtësuar masën nga “arrest me burg” “arrest shtëpie”.

Gjykata është në pritje edhe të provave të tjera të këtyre dy shtetasve, që mund të jenë sërish video por edhe fatura të ndryshme të blerjeve apo prova të tjera që mund të faktojnë se dy të dyshuarit kanë qenë në Kosovë ditën kur u vra ish-deputeti Pashko Ujka.