Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Berisha mashtroi me akuzat për ndërtim kullash. Nuk zhbëhet dhuna në 8 janar dhe kryqi i zi amerikan


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi e ka quajtur mashtrim të Sali Berishës akuzën se në truallin e PD-së do ndërtohen kulla.

Bardhi shkruan më tej se Berisha nuk zhbën dot të vërtetën e dhunës ndaj PD më 8 dhjetor dhe kryqin e zi nga SHBA-të mbi të.

Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berishës. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njeriu që ka humbur arsyen.

Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e Sali Berishës ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh.

Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhën të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë”-njofton policia.