Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Berisha u soll si kreu i një organizate kriminale, antikombëtare e antiamerikane


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur për përjashtimin e Sali Berishës nga Kryesia e PD-së.

Në një intervistë për “Abc News”, Basha tha se Berisha u soll si kreu i një organizate kriminale, antikombëtare e antiamerikane në protestën e 8 Janarit.

“Ty, mua dhe këdo tjetër në këtë botë na sjell zoti, na rrit familja jonë. Në politikë futemi me vullnetin tonë dhe një nga përpjekjet kryesore të jetës time politike është t’i çliroj shqiptarët nga mentaliteti që të solli ky dhe të hoqi ai.

Sali Berisha është përjashtuar me unanimitet nga Kryesia e Partisë Demokratike ditën pasi vendosi të sillej jo si politikan, por si kreu i një organizate kriminale antikombëtare, antiamerikane dhe provoi tentativën e  vrasjes të një grupi drejtuesish dhe anëtarësh të Partisë Demokratike në selinë e Partisë Demokratike pasi kishte nisur një fushatë të nxitjes së dhunës, të gjuhës së urrejtjes, të përçarjes së demokratëve për të shkatërruar Partinë Demokratike siç e paralajmëroi vetë që nëse Partia Demokratike nuk  do të kthehej në bunker për hallin e tij personal, ai do ta shkatërronte, nuk e meritonte të ekzistonte.”- deklaroi Basha.