Vendosni fjalën kyçe....

Hotel në truallin e selisë blu-Reagon PD: Gënjeshtra të Sali Berishës për të hequr vëmendjen nga dhuna e 8 janarit


Partia Demokratike ka dalë me një sqarim lidhur me shpërndarjen ditën e sotme të një projekti për ndërtimin e kullave në truallin e selisë blu.

Në deklaratë thuhet se dalja e këtij projekti është për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha bëri më 8 janar.

PD-ja sqaron se selia është pronë publike dhe jo bunkeri i Berishës dhe aq më pak hapësira e pastrimit të parave të ortakëve të tij.

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK NGA PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË

Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i radhës i Sali Berishës.

Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapësira e pastrimit të parave të ortakeve të tij”-thuhet në deklaratën e PD.