Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 400 kg kokainë në arkat me banane në Malin e Zi


400 kg kokainë janë kapur në arkat me banane në Mal të Zi. Bëhet me dije se kokaina vinte nga Ekuadori.

Droga raportohet se u zbulua nga punëtorët se kanë gjetur një substancë të dyshimtë në një pako me banane në magazinën e Volijas dhe dyshohet se është kokainë, kanë konfirmuar për gazetën “Vijesti” disa burime nga Drejtoria e Policisë.

Njëri nga bashkëbiseduesit ka shpjeguar se policia është thirrur nga menaxhmenti i atij zinxhiri tregtar, pas së cilës është bërë hetimi.

Policia do të hetojë nëse bëhet fjalë për një pluhur të bardhë të shtrenjtë dhe nëse po, si ka përfunduar në magazinë Wolly.

“Vijesti” ende nuk ka arritur të marrë një koment zyrtar nga UP, SDT dhe kompania “Voli”.

Prava Crna Gora bëri të ditur se iu dhanë foto ku shihet një pako me banane, “siç dyshohet, një sasi e madhe, sipas të gjitha indikacioneve, kokainë”.

Ata u bënë thirrje institucioneve që të reagojnë urgjentisht.