Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Financave Ibrahimaj: Rritja ekonomike parashikohet 8.6%


Ministrja e Financave Ibrahimaj deklaroi sot se rritja ekonomike në vend për vitin 2021 parashikohet të jetë 8.6%.

Në një konferencë për shtyp, ajo tha se kjo rritje është më e madhe nga sa ishte parashikuar në fillim të vitit 2021 apo në mes të tij.

Sipas saj ekonomia është rigjallëruar, punësimet kanë ardhur në rritje e po kështu edhe bizneset kanë pasur ecuri të mirë.

“Rritja ekonomike për vitin 2021 parashikohet të jetë 8.6%. Parashikimi i muajit korrik ishte 7.6% ndërsa në fillim të vitit parashikohej një rritje prej 5%. Niveli ka ardhur si pasojë e treguesve të ndryshëm makroekonomikë. Të ardhurat kanë pasur një ecuri shumë të kënaqshme. Për vitin 2021 niveli i të ardhurave do jetë 5.6 miliardë lekë. Treguesit e punësimit kanë qenë të mira duke arritur në nivelet e vitit 2019 duke treguar se ekonomia është rigjallëruar. GDP-ja për frymë pritet që për vitin 2022 të jetë 661 mijë lekë për banor. Kemi pasur rritje të eksporteve krahasuar me vitin 2020.” – tha ndër të tjera Ibrahimaj në konferencën për shtyp.