Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Ibrahimaj paralajmëron: Në mars nisim kontrollet në biznese


Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj thotë se reforma e fiskalizimit do të mbyllet brenda këtij viti, ku u shpreh se nga muaji mars i këtij viti do të nisin kontrolle nëpër biznese.

“Ne i qëndrojmë fortë politikës së ndërgjegjësimit dhe nxitjes së vetëdeklarimit të bizneseve. Kanë pasur një efekt të konsiderueshëm.

Tashmë ne kemi bërë një plan masash i cili do të ndiqet nga disa institucione dhe jo vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe do të drejtohet nga Ministria e Financave i cili pas datës 20, pas thirrjes që qeveria i ka bërë të gjitha bizneseve për vetëkorrigjim duke i qëndruar fort parimit të vetëdeklarimit ne do të fillojmë një sërë analizash për ato subjekte që nuk kanë reaguar në korrigjimin e pagave të tyre dhe nëpërmjet një ekipi, një njësie speciale e cila do të merret vetëm me çështjen e pagave, do të bëjmë këto analiza, do të bëjmë disa kontrolle nga zyra me qëllim që t’i shkojmë më thellë këtyre analizave.

Do të përdorim gjithë databazat e mundshme që kemi në dispozicion me qëllim që të kuptojmë të vërtetën për deklarimin e pagave dhe sigurisht që do të vijojmë me kontrolle të thelluara duke përdorur gjithë instrumentet që administrata shtetërore ka për kontrollet e bizneseve. Plani sigurisht që do të jetë i shtrirë gjatë gjithë vitit, pra nuk ka një afat përfundimi, por këto kontrolle do të fillojnë që pas muajit shkurt. Muaji shkurt do ketë analiza të thelluara nga zyrat dhe gjatë muajit mars do fillojmë me kontrollet.”- deklaroi Ibrahimaj.