Vendosni fjalën kyçe....

Nis mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD, çfarë pritet të diskutohet


Ka nisur mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike. Kjo mbledhje ishte parashikuar të mbahej më datë 8 janar, por pas trazirave të shkaktuara u zëvendësua me një tjetër datë.

Siç ishte paralajmëruar dje, kryedemokrati Basha dhe anëtarë të PD-së janë mbledhur në selinë blu, ku do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë, pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit.

Do të flitet për zgjedhjet e reja të seksioneve dhe grupseksioneve të degëve të PD, si dhe për zgjedhjen e kryetarëve të degëve, në ato vende që kanë mbetur pa kryetar.

“Të nderuar Kryetarë. Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën

8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë.”- thuhet në njoftimin që bëri një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.