Spartak Ngjela komentoi mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” deklaratën e zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar që dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Por intervista nuk shkoi deri në fund ashtu sikur nisi dhe gazetarja Juli Xhokaxhi e ndërpreu duke i mbyllur fjalën në mes të bisedës Ngjelës pasi nuk pranonte ato çfarë kishte shkruar në një postim publik, duke i thënë se “nuk ishte në damarin e duhur”.
“Avokat natën e mirë, faleminderit për intervistën. Ishte kënaqësi. Nuk qenkeni në damarin e duhur sonte. Faleminderit. Vazhdojmë me informacione të tjera. Nuk mund ta vazhdoj më këtë lloj interviste” ishte përgjigja e drejtueses së “Radarit Informativ”.