Vendosni fjalën kyçe....

Pas më shumë se 200 vitesh, Franca do ndalojë incestin


Qeveria franceze ka thënë se do ndalojë inestin për herë të parë që nga viti 1791, duke e sjellë atë në përputhje me shumicën e kombeve evropiane që ndalojnë marrëdhëniet seksuale me të afërmit e gjakut.

Në një intervistë me AFP këtë javë, Adrien Taquet, Sekretari i Shtetit për Fëmijët, tha se qeveria do të ndalojë incestin për herë të parë në më shumë se 200 vjet. Marrëdhëniet seksuale me të afërmit janë tani për tani të ligjshme në Francë, përveç nëse përfshihen fëmijë.

Ligji i ri do të kriminalizonte incestin edhe nëse të dyja palët janë mbi moshën 18 vjeç. Ndërsa kushërinjtë do të jenë ende në gjendje të martohen, ministri nuk ishte në gjendje të pohonte nëse do të përfshiheshin familjet ‘njerke’.

“Sidoqoftë mosha, ju nuk mund të keni marrëdhënie seksuale me babanë tuaj, djalin apo vajzën tuaj.” – këmbënguli ligjvënësi francez, duke shtuar “Nuk është çështje moshe, nuk është çështje pëlqimi i të rriturve. Ne po luftojmë kundër incestit. Sinjalet duhet të jenë të qarta.”

Ministri tha se ishte në favor të një ‘ndalimi të qartë’ që do ta sillte Francën në përputhje me shumicën e vendeve të tjera evropiane.

Incesti, blasfemia dhe sodomia u dekriminalizuan në 1791, ndërsa forcat revolucionare franceze u përpoqën të hiqnin moralin e frymëzuar nga krishtërimi i rrënjosur nga monarkia.

Tema kishte qenë kryesisht tabu për dekada deri në vitin 2021, kur Olivier Duhamel, një komentator i shquar politik, u akuzua për abuzim seksual me njerkun e tij adoleshent në vitet 1980.

Duhamel pranoi se akuzat ishin të vërteta, por nuk u përball me akuza, pasi incesti me një të ri nuk ishte atëherë një krim.