Partia Demokratike ka publikuar një video nga protesta e 8 Janarit, përmes së cilës shprehet se sulmi kundër selisë blu u bë nga persona të inkriminuar.
Në këtë video, PD ka publikuar emrin e një prej personave të arrestuar nga mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha, që figuron me precendent kriminal.
“Çdo ditë po bëhët më e qartë se sulmi kundër Partisë Demokratike nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me demokratët, e urdhëruar, e organizuar dhe e nxitur nga Sali Berisha për interesat e tij personale.
Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike sepse u braktis nga shumica dërrmuese e demokratëve në përpjekjen e tij kriminale për të shkaktuar gjakderdhje mes tyre. Demokratët refuzuan dhunën dhe zgjodhën të ardhmen!”- thuhet në deklaratën e PD-së, krahas videos ku tregohet Berisha i cili sinjalizon me duar mbështetësit e tij që të rrethojnë selinë.