Vendosni fjalën kyçe....

Protesta te PD-ja, Prokuroria thërret Berishën dhe Bashën


Prokuroria do thërrasë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për të dhënë dëshminë e tyre për protestën në godinën e PD-së e cila shkaktoi një përplasje mes dy grupeve.  

I pari që do të merret në pyetje nga organi i akuzës është ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, sipas Gazetares Klodiana Lala, përcjell Balkanweb. Berisha do të merret në pyetje nesër rrethor orës  10 ose 11 të paradites. Mësohet se në pyetje do të merret edhe deputeti Flamur Noka.

Ndërkohë, një ditë më vonë, prokuroria do të thërrasë për të marrë në pyetje liderin e PD-së, Lulzim Basha, bashkë me sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, në orën 11:00.

Nga protesta,  u arrestuan 34 persona, mes tyre 11 mbështetës të Bashës, ndërsa sot u liruan nga gjykata.