Fitorja e pestë radhazi kundër rivalëve të tyre katalanas shënoi serinë më të gjatë të fitoreve në ‘El Clasico’ të Real Madridit që nga viti 1965 dhe ‘Los Blancos’ dominuan periudha të mëdha të lojës. Ndërsa Barcelona, e cila ka fituar një rekord prej 13 Superkupa të Spanjës, tregoi karakter përpara se të humbiste përfundimisht.
Vincius Junior do hapte serinë e golave në pjesën e parë, ndërsa de Jong Barazoi për Barcelonës në minutën e 41’.
Më pas Real Madrid do shënonte golin e epërsisë me Benzema në pjesën e dytë në minutën e 72.
Më pas pak minuta përpara fundit Ansu Fati barazoi rezultatin dhe dërgoi skuadrat në minutat shtesë.
Goli i fitores për “galaktikët” do vinte nga Valverde dhe do dërgonte skuadrën madrilene në finale të Superkupës.