Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Berisha i ka mbaruar hesapet me këtë vend, kush e ka harruar t’i referohet protestës së 8 janarit


Taulant Balla ka shprehur keqardhje për atë që ndodhi në selinë e PD-së në protestën e së shtunës.

Kreu i grupit parlamentar të PD, në një prononcim për mediat tha: “Keqardhje për gjithçka që ndodhi të shtunën e kaluar në selinë e PD, por kjo kurrsesi nuk mund të lidhet me punën e grupit parlamentar të PD dhe rolin që luan.”

I pyetur se përse e krahason gjithmonë qeverisjen e aktuale të PS me atë të mëparshmen të drejtuar nga
ish-kryeministri Sali Berisha, Balla u përgjigj: “E bardha me të zezën nuk krahasohet kot. Sali Berisha ka mbyllur hesapet me këtë vend dhe kush e kishte harruar t’i referohet të shtunës së kaluar. Ne nuk krahasohemi kurrë. PS ka një avantazh dhe një problem që ka detyrën që të krahasohet vetëm me veten.”

Mes të tjerash, Balla foli edhe për seancën në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e parlamentit për shkarkimin e presidentit të Republikës.

Balla u shpreh se do të respektojnë çfarëdolloj vendimi të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin apo jo të Presidentit Ilir Meta.

“Ajo që do të jetë e qartë dhe ka qenë e qartë që prej ditës së parë, që PS nuk ekziston një rast të ketë vendos në diskutim vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Partia Socialiste e Shqipërisë do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi do të jetë në dobi të cilësisë së demokracisë në këtë vend. Nëse vërtetohet se presidenti ka shkelur kushtetutën duhet të shkarkohet, ndërsa nëse Kushtetuesja do të vendosë ndryshe ne do e pranojmë vendimin.”- tha Balla.