Vendosni fjalën kyçe....

Vizita e Metës në Maqedoninë e Veriut, takohet me liderin e VMRO-DPMNE


Presidenti Ilir Meta i cili ndodhet në Maqedoninë e Veriut në një vizitë zyrtare, ka takuar sot edhe liderin e opozitës atje, kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Në këtë takim, Meta dhe Mickoskin shkëmbyen mendimet e tyre mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe theksuan rolin e rëndësishëm të opozitës.

“Kënaqësi të takoja liderin e opozitës kryesore maqedonase, Kryetarin e VMRO-DPMNE, z.Hristijan Mickoski.

Shkëmbyem mendime të vyera për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe theksuam rolin e rëndësishëm të opozitës, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllimin e përbashkët çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Vlerësova angazhimin dhe kontributin e VMRO-DPMNE dhe të z.Mickoski në zhvillimet demokratike të viteve të fundit në vendin fqinj, si dhe vullnetin e shprehur për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve.”- shkruan Meta.