Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi pas lirimit të protestuesve: Ishin të ndaluar padrejtësisht, xhamat në seli u thyen nga pala brenda


Pasi Gjykata e Tiranës ka liruar 34 të ndaluarit gjatë protestës së 8 janarit, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Albana Vokshi, ka folur në një prononcim për mediet ku tha se vendimi i gjykatës tregoi që ata janë arrestuar në mënyrë të paligjshme. Ajo i quajti ata heronj të demokracisë.

“Edhe seanca e sotme gjyqësore për masat e sigurisë për 18 protestuesit dëshmoi që protesta e 8 janarit ishte paqësore. Të 18 protestuesit u vërtetua se ishin arrestuar padrejtësisht. Nuk pati asnjë fakt dhe pamje filmike për t’i impikuar ata në dhunë.

18 demokratët kanë protestuar në mënyrë paqësore. Janë shoqëruar në ambiente shumë larg selisë së PD. Arrestimi është i paligjshëm dhe është bërë me lista brenda partisë.  Ajo çka u vërtetua edhe sot ishte që as organet ligjzbatuese nuk kanë reaguar në kohën e duhur. Në datën 8 Lulzim Basha urdhëroi të ushtrohej dhunë mbi demokratët, 18 protestuesit janë sot heronj të demokracisë. Data 8 vërtetoi se ka një opozitë të vërtetë dhe dinjitoze.”– tha Vokshi.

Deputetja tha se xhamat u thyen nga brenda dhe nuk ishin mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha ata që e bënë këtë.

“Unë kam qenë prezente dhe e kemi parë që xhamat janë thyer nga brenda. Protestuesit të cilin janë futur në klatin e parë janë goditur nga lart me lëndë helmuese, sende të forta. Keni parë si goditen dhe thyhen po nga brenda xhamat e katit të dytë. Hetimet duhet të vijojnë dhe të zbulojnë kush i ka thyer xhamat nga brenda.

Shpresoj që prokuroria t’i shkojë deri në fund hetimin, ky ishte një skenar dhune për të mbajtur në krye të PD-së Lulzim Bashën.”– tha Vokshi.