Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj i përgjigjet Berishës me një video: I vetmi që planifikoi dhe nxiti dhunën në PD


Nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se në protestën e 8 janarit ka pasur njerëz të armatosur brenda selisë blu.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj shprehet i vetmi person i cili nxiti dhunën ka qenë vetë ish-kryeministri Berisha.

“Ai që e nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunën kundër PD është Sali Bërisha. Me zë dhe me figurë. Ai dhe mercenarët e tij e lajmëruan publikisht se kundër demokratëve do të përdorej dhunë, madje mund të derdhej edhe gjak. Gjuha e urrejtjes se Sali Berishës solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar. Por demokratët e kuptuan atë qartë prandaj dhe e braktisën Berishën dhe bandën e tij që donte gjakderdhje!”- shkruan Alibeaj duke publikuar një video me deklarata të Berishës para proteste dhe pamje nga protesta e 8 Janarit.