Vendosni fjalën kyçe....

Berisha del nga Prokuroria: Momenti më kriminal i 30 viteve, kur Lulzim Brava ishte rrethuar nga një bandë vrasësish e trafikantësh më 8 Janar


Pas më shumë se dy orësh në Prokurorinë e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediet ku ka zbuluar një pjesë të dëshmisë së tij dhënë para prokurorëve.

 “Natyrisht e kuptoni vetë, i thirrur këtu me urdhër të kreut të Meduzës unë erdha në respekt të atyre me të cilat jam i mbrojtur.

Ajo çka dua t’ju them është kjo: Në deklaratën time, theksova se për çdo shqiptar, për çdo mik dhe partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr vetëm 8 Janarit… Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish dhe fondamentalistësh, kjo përbën momentin më dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes të një narkoshteti dhe lidhjeve të një politikani me krimin.

Juve duke ju falenderuar shumë për të gjithë punën e madhe që bëni, më duhet tju them se nuk duhet të lejoni një moment, momenti që është më flagrant ose fakti më flagrant… është se sot njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion nga anëtarësia e PD-së është simbol së pari i pabesisë ekstreme politike (ske çkërkon nga i pabesi) së dyti simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin, së treti, mos harroni ju se ky është kryesori që për pazare personale ishte i gatshëm të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do ndërtoheshin aty dhe duhet ta dini dhe shkoni të pyesni Erion Veliajn se të gjitha të dhënat e mia tregojnë se pronarët i kanë thënë atij se jemi të marrë vesh me Lulzim Bravën.

Ai është pra simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip. Që për të ruajtur karrigen e shndërron selinë e PD-së ia dorëzoi de fakto Edi Ramës.

Këto janë elementë të deklaratës sime që bëra aty.

Padiskutim që kjo ishte pjesë e deklaratës sime dhe PD do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenarësh, vrasësish… emrat konkretë i keni të publikuar edhe në Facebook-un tim disa prej tyre. Besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë, tregonte gjithçka se ç’ndodh në narkoshtet. Tani çështje tjetër që unë shtrova me forcë, si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte policia e Edi Ramës, përdorte edhe banda e Lulzim Bashës?

Kjo ishte një dëshmi tjetër e një shkrirjeje dhe bashkëpunimi të grupit të mercenarëve me narkobanditët me uniformë.

Emrat e personazheve një pjesë i kanë ndaluar, problemi është që armët i nxori nga selia thuhet Lulzim Brava me mjetin e tij, por ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli. Ka foto por jo vetëm foto kështu që nuk ka asnjeri sot që vë në diskutim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh, të përbërë nga vrasës, trafikantë, fondamentalistë si rojë të Lulzim Bravës.

Moment tjetër që kompromenton, dëshmon shkrirjen në një të krimit të Edi Ramës dhe Lul Bravës është Garda.

Lulzim Brava në kundërshtim me ligjet e vendit, mbrohet nga Garda, se ai është i shkarkuar. Nuk është më kryetar i një partie politike. Garda nuk mund të qëndronte kurrë të mbronte një person të rrethuar nga banditë.”– tha Berisha.