Ish-kryeministri Berisha është nisur drejt prokurorisë ku është thirrur për të dëshmuar lidhur me protestën e 8 janarit në selinë e PD-së.
Para nisjes ai tha se do dëshmojë mbi lidhjet e krimit me narkoshtetin e kryeministrit Rama.
Po kështu Berisha pohoi se Lulzim Basha është vegël e qeverisë.
“Do dëshmoj mbi bashkëpunimin e krimit me narkoshtetin. Basha është vegël e qeverisë. Aty thirret nga Rama jo nga Basha. Policia duhet t’u kërkonte të falur njerëzve të pafajshëm që ndaloi dhe gjykata duhet ta ndëshkonte policinë për këë veprim.” – tha Berisha.
Përveç Berishës për protestën e 8 janarit janë thirrur për të dëshmuar në prokurori edhe deputeti Flamur Noka, kreu i PD-së Basha e Sekretari i Përgjithshëm Bardhi.