Vendosni fjalën kyçe....

Berisha shpjegon gjestet në protestën e 8 Janarit: Pse bëja me dorë unë


Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, lidhur me gjestet e tij në protestën e 8 Janarit.

Lulzim Basha e ka akuzuar atë përmes videove, se udhëzoi turmën e protestuesve drejt selisë blu për ta dhunuar duke bërë shenja me dorë, por Berisha e ka hedhur poshtë këtë. Ai thotë se vetëm ka ftuar qytetarët të vinin të afroheshin sepse ishin në rrugë.

“Po… ajo më fal një minutë… Ishin shumë nga ju kur bëja me dorë. Çfarë bëja me dorë? U thoja njerëzve që të vijnë të hyjnë, të dalin nga rruga. Ishin në rrugë ata. Ishin apo s’ishin në rrugë?! Ishin në rrugë dhe ata duhej të bashkoheshin të vinin brenda sepse i ndante gardhi dhe dera. Kaq ishte.

Pe ti ndonjë me tra në krah? Me shkallë po, por jo me tra. Nuk kishte asgjë aty. Ata po ftoheshin sepse ishin përtej rruge dhe nuk kishin pse rrinin.”- iu përgjigj Berisha interesit të gazetarëve.