Vendosni fjalën kyçe....

Kullat në PD/ Bardhi: Pyesni Veliajn dhe Berishën


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike foli në emisionin Opinion, rreth projektit të kullave që po qarkullon nëpër media në truallin e selisë blu.

I pyetur rreth projektit për ndërtimin e kullave dhe një qendre tregtare në këtë truall Bardhi tha se nuk ka informacione dhe informacionin duhet ta kërkojnë te Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe Sali Berisha.

“Do të duhet të pyesni Veliajn dhe Sali Berishën. Unë kam zero informacione rreth këtij projekti”-tha Bardhi.