Vendosni fjalën kyçe....

Lubonja: Vijojmë të merremi me sherrin Basha-Berisha por kemi harruar problemet e mëdha të qeverisë


Analisti Fatos Lubonja thotë se vendi është pa pa opozitë dhe të gjithë po merren me sherrin mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës duke harruar problemet që ka qeverisja.

Më tej Lubonja theksoi në një intervistë për News24 se pushteti absolut korrupto duke i bërë dëm Shqipërisë.

Ne vazhdojmë të merremi me sherrin e brendshëm Basha-Berisha, ndërkohë që kemi harruar fare gjithë problemet e mëdha që ka qeverisja e Shqipërisë. Pra, jemi pa opozitë. Në këtë kuptim kemi të bëjmë me dy grupime që asgjësojnë njeri-tjetrin duke shpenzuar energjitë në luftë për njeri-tjetrin dhe për shqiptarët asgjësojnë ekzistencën e një opozite dhe kjo përveçse i vjen për shtat qeverisë dhe Edi Ramës, të tjerët kanë dëm. Paaftësia e tyre për ta parë këtë është mjaftueshmë për të thënë që kemi një opozitë gjithnjë e më të dobët.

Kjo gjë, mund të jetë pozitive në terma afatshkurtëra sepse i rritet pushteti dhe kush ka synim që të ketë pushtetin sa më të madh, sa më të fuqishëm mund të jetë i kënaqur, por përtej mazhorancës i bën dëm Shqipërisë sepse në një vend ku ka pushtet absolut, ka korrupsion absolut. Çdo pushtet korrupton dhe jo më një pushtet absolut siç kërkon të vendosë Edi Rama. Ky është një dëm i madh për Shqipërinë dhe për vetë mazhorancën dhe ata që e mbështesin”, tha Lubonja.