Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nuk është zgjidhja për rajonin rivizatimi i kufijve por respektimi i të drejtave të minoriteteve


Presidenti Ilir Meta duke shpërndarë foto nga vizita në Maqedoninë e Veriut shkruan mbi situatën në rajon.

Kreu i Shtetit thotë se nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve ndërsa thekson se e vetmja zgjidhje është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve.

Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vegjël.

Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë.

Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin.

E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja”-shkruan Presidenti Meta.