Vendosni fjalën kyçe....

Ministri gjerman: Vaksinimi i detyrueshëm i jep fund pandemisë


Qeveria gjermane ka rritur retorikën në të mirë të vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit, në dy ditët e fundit.

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach, e ka përshkruar vaksinimin e detyrueshëm si “rrugën më të sigurt dhe të shpejtë për t’i dhënë fund pandemisë”, gjatë një fjalimi që ka mbajtur në Bundestag.

Lauterbach, njëherësh edhe mjek i kualifikuar, ka thënë se “me pjesën më të madhe të popullsisë të vaksinuar, ne mund të presim që të shmangim rastet serioze, ashtu sikurse variantet e reja të koronavirusit”.

Qeveria ka vendosur një cak prej 80 për qind të popullsisë së vaksinuar me dy doza të vaksinës deri në fund të muajit.

Detyrimi për vaksinim do të mund të ndihmonte në mbrojtje të njerëzve kundër varianteve më të rrezikshme që mund të identifikohen, ka thënë Lauterbach.

Të mërkurën, kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka thënë Parlamentit se ai mbështet vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç.

Megjithatë, disa prej partnerëve të koalicionit, sidomos Demokratët e Lirë, ende nuk janë bindur.