Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e 8 janarit, a do i pëgjigjet Berisha thirrjes së prokurorisë për të dëshmuar


Ish-kryeministri Berisha është thirrur në prokurori sot për t’u pyetur lidhur me protestën e 8 janarit në selinë blu ku pati episode dhune teksa mbështetësit e tij u përpoqën të futen me forcë brenda ndërsa personat që ishin brenda përdorën fikëset e zjarrit e shkopinjtë për t’i frenuar.

Për protestën u arrestuan 34 persona, të cilët u lanë të lirë nga gjykata në seancën e djeshme.

Përveç Berishës, për protestën janë thirrur për të dëshmuar edhe kreu i PD-së, Basha, Sekretari i Përgjithshëm Bardhi e deputeti Noka.