Shtatë humbje jete janë regjistruar së fundmi në vend lidhur me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3262 që prej shpalljes së pandemisë.
Nga 7626 testime të bëra 24 orët e fundit janë gjetur 2179 raste të reja.
Pacientët që kanë humbur jetën janë një qytetare 43 vjeçe nga Lushnja, tre qytetarë nga Tirana të moshave 50-71 vjeç, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Mallakastër 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 82 vjeçe.
Në spital po mjekohen 134 pacientë nga të cilët 17 janë në gjendje më të rëndë.